Statistika

Prime Led është ekrani më i madh në shëshin e Suharekës 800cm x 400cm. Transmetimi i video-reklamave realizohet me teknologjin e prodhuar në vitin 2022 me kualitet shumë të lartë. Është I vendosur në sheshin e qytetit, në vendin më të frekuaentuar nga qytetarët.

Në këtë vend të frekuentuar janë të vendosur, tri banka komerciale, 7 kafiteri, 1 piceri, KEDS-i, Kujtesa, Bio Marketi, dhjetra zyre dhe lokale afariste dhe së shpejti pritet të hapet qendra tregtare nga më të mëdhat në shesh.

Gjatë një viti në shesh organizohen festa të ndryshme dhe koncerte për të festuar data të rëndësishme që grumbullojnë masa të qytetarëve si psh: me 17 shkurt (dita e pavaresisë), me 13 qershor (dita e çlirimit), në qershor organizohet karnevali Golden Eagle i cili mbledh një numër të madh te qytetareve ( kete vitë ishin rreth 10 mije), në muajin korrik organizohet festa tradicionale DiaFest ku organizohet concert për dy ditë, në javen e fundit të shtatorit organizohet festa e rrushit Festari e cila zgjate 5 ditë, festa e 28 nentorit, dhe festat e fundvitit organizohen në shesh, në dhjetor organizohet verë në dimer dhe për dy muja ka organizime të llojllojshme në shesh. Korriku, Gushti janë muaj që ka më së shumti frekuentim gjatë verës ngase është koha e mërgimtarëve dhe sheshi është i mbushur plot gjatë gjithë kohës.

Ndeshjet kampionale në futboll transmetohet live në ekran në mënyrë të organizuar. Transmetimi është i organizuar në bashkëpunim me lokalet (kafiterit prreth) dhe bëhen njoftime paraprake për qytetarë.

Përgjatë sheshit është rruga kryesore që qarkullon per automjete dhe gjatë gjithë kohës është e frekuentuar.

Për çdo ditë sheshi është plotë me njerzë, në mbrëmje nga ora 20:00 deri në 12:00 është piku i frekuentimit.

Reklama juaj përmes transmetimit në PrimeLed arrinë te çdo klient i juaj.

Raklamo në ekranin ma t’madh n’shesh t’Suharekës!